ZVICËR –– Shëtitje me Tren Panoramik – 4 Ditë (3 Netë)

ZVICËR –– Shëtitje me Tren Panoramik – 4 Ditë (3 Netë)

SHKURT 2025
Nisje 14 Shkurt — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 519€
Oraret e FluturimiNisja 14 Shkurt 14:10 nga Tirana (mberritja ne 16:30 ne Basel) – Kthimi 17 Shkurt 17:05 nga Bazeli (mberritja 19:10 ne Tirane)

MARS 2025

Nisje 14 Mars — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 14 Mars 14:10 nga Tirana (mberritja ne 16:30 ne Basel) – Kthimi 17 Mars 17:05 nga Bazeli (mberritja 19:10 ne Tirane)

Nisje 21 Mars — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 21 Mars 14:10 nga Tirana (mberritja ne 16:30 ne Basel) – Kthimi 24 Mars 17:05 nga Bazeli (mberritja 19:10 ne Tirane)

PRILL 2025

Nisje 18 Prill — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 569€
Oraret e Fluturimi: Nisja 18 Prill 14:40 nga Tirana (mberritja ne 17:00 ne Basel)  – Kthimi 21 Prill 17:35 nga Bazeli (mberritja 19:40 ne Tirane)

MAJ 2025

Nisje 1 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 589€
Oraret e Fluturimi: Nisja 1 Maj 14:40 nga Tirana (mberritja ne 17:00 ne Basel) – Kthimi 4 Maj 17:35 nga Bazeli (mberritja 19:40 ne Tirane)

Nisje 8 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 589€
Oraret e Fluturimi: Nisja 8 Maj 14:40 nga Tirana (mberritja ne 17:00 ne Basel) – Kthimi 11 Maj 17:35 nga Bazeli (mberritja 19:40 ne Tirane)

Nisje 15 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 589€
Oraret e Fluturimi: Nisja 15 Maj 14:40 nga Tirana (mberritja ne 17:00 ne Basel) – Kthimi 18 Maj 17:35 nga Bazeli (mberritja 19:40 ne Tirane)

Nisje 22 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 589€
Oraret e Fluturimi: Nisja 22 Maj 14:40 nga Tirana (mberritja ne 17:00 ne Basel) – Kthimi 25 Maj 17:35 nga Bazeli (mberritja 19:40 ne Tirane)

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: BAZEL – ZYRIH


*Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana në orën 11:10 dhe mbërritja në aeroportin e Bazel në orën 13:30.
Pas procedurave doganore vizitojmë Bazelin. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Ëettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit.
Pas Vizitës në Bazel akomodimi në hotel.
Fjetia në Bazel


Dita 2: BERN – LAUTERBRUNNEN

Mëngjesi në Hotel
Pas mëngjesit në hotel nisja drejt Bernit, kryeqytetit të Zvicrës. Tur panoramik i qytetit të Bernit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendet shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e Sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz.
Më pas vazhdojmë udhëtimin duke përshkruar qytetet e Thun dhe Interlaken (vizite panoramike e Inerlaken e cilon fillon me qytetin e vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken).
Vazhdojmë turin per te vizituar nje nder fshatrat me piktoreske te Zvicres, si Lauterbrunnen në zonën e Interlaken, një eksperiencë e bukurisë të parqeve natyrore Zviceriane.
Pas vizitës në Lauterbrunnen udhëtojmë në Zyrih.
Akomodimi në hotel në Zyrih.


Dita 3: UJEVARA REIHNFALL 
– LUZERNE– SHETITJE ME TREN PANORAMIK

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Schaffhausen, për të vizituar një ndër ujëvarat më spektakolare në Europë, si ujëvarat Reihnfall.
Pas vizitës së ujëvarës nisja për në Luzernë, i cili njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Luzernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e Ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löëendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj.
Me pas nga stacioni i Trenit në Luzernë do të përjetojmë eksperiencën unike të trenave panoramik, një udhëtim që mund ta përjetoni vetëm në Zvicrën e bukur. Nisja nga Lucerne deri në Engelberg, udhëtimi i planifikuar zgjat 40-50 minuta duke shëtitur dhe shijuar natyren magjepëse të Zvicres nga dritaret panoramike të Trenit.
Pas mbërritjes në Engelberg, kthimi në Zyrih
Mbrëmje e lirë.
Fjetia në Zyrih

Dita 4: ZYRIH

Mëngjesi në Hotel.
Më pas fillojmë turin e Zyrihut. Vizitë e qytetit të Zyrihut, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster, Fraumünster dhe Peterkirche.
Nisja për në aeroportin e Baselit, dhe nisja në orën 14:05 nga Basel dhe mbërritja në orën 16:10 në Tiranë

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë –  Bazel – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodimi në hotel për 1 natë në Basel-Mulhouse dhe 2  netë në Zyrih.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Bileta e Trenit Panoramik
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
b. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)
d. Shëtitja me varka në liqenin e Lucernës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×

Përshëndetje!

Kontakto me një prej agjenteve tanë.

 

× Na kontakto në WhatsApp