Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Takimi me shoqëruesin në aeroportin e Tiranës rreth 2 orë e 30 minuta përpara fluturimit. Nisja nga Tirana në mbrëmje drejt Maltës. Pas mbërritjes dhe përfundimit të procedurave aeroportuale, vijon transferimi drejt hotelit, sistemimi dhe akomodimi.
Pas mëngjesit në hotel, nisja me autobus turistik për vizitat e ditës. Vizitë në Mdina, qyteti mesjetar i njohur si “Qyteti i Heshtur”, me shëtitje në qendrën historike dhe kohë të lirë për fotografi. Vazhdimi drejt Dingli Cliffs, klifet më të larta të Maltës, me ndalesë panoramike. Kohë e lirë për drekë gjatë itinerarit. Pasdite vizitë në Popeye Village, kompleksi filmik i vendosur mbi Anchor Bay dhe një nga atraksionet më karakteristike të ishullit. Pas vizitave, kthim në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Pas mëngjesit në hotel, nisja drejt jugut të ishullit. Vizitë në Blue Grotto, zonë e njohur për formacionet natyrore shkëmbore mbi det; xhiroja me varkë është opsionale dhe varet nga kushtet e motit. Më pas vazhdimi drejt Marsaxlokk, fshati tradicional i peshkatarëve i njohur për varkat shumëngjyrëshe “luzzu”. Shëtitje në port dhe kohë e lirë për drekë. Pasdite kthim në hotel, kohë e lirë për relaks dhe akomodim.
Nisja nga hoteli rreth orës 09:00 drejt Valletta-s, kryeqytetit historik të Maltës. Vizita përfshin Upper Barrakka Gardens me pamje panoramike mbi Grand Harbour, Republic Street, Merchant Street dhe qendrën historike. Pas kohës së lirë për drekë, vazhdimi drejt zonës Three Cities me vizita në Birgu (Vittoriosa) dhe Senglea. Pas përfundimit të programit, transferim drejt aeroportit rreth 3 orë përpara nisjes dhe fluturimi i kthimit Maltë–Tiranë në mbrëmje.