Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Takimi me shoqëruesin në aeroport rreth 3 orë përpara nisjes. Fluturimi Tiranë–Bratislavë dhe mbërritja në orën 09:55. Më pas nisja drejt Vjenës dhe fillimi i vizitave në pikat kryesore të qytetit: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vjenës, Parlamenti, Bashkia dhe Hofburg, rezidenca historike e Habsburgëve. Kohë e lirë pranë sheshit dhe Katedrales së Shën Stefanit. Në përfundim, sistemim dhe akomodim në hotel në Vjenë.
Mëngjesi në hotel. Vizitat vazhdojnë në Pallatin Schönbrunn, ish-rezidenca verore e familjes perandorake Habsburg, së bashku me kopshtet e tij. Më pas vizitë në kompleksin Belvedere, i njohur për arkitekturën baroke, kopshtet e rregulluara dhe panoramën. Pas përfundimit të vizitave, transferim drejt Bratislavës, sistemim dhe akomodim në hotel.
Mëngjesi në hotel. Vizitë e Bratislavës duke nisur nga Old Town, me shëtitje në rrugicat historike, statujat karakteristike dhe Michael’s Gate. Vazhdim pranë Bratislava Castle për panoramën mbi qytet dhe lumin Danub. Ndalesa pranë St. Martin’s Cathedral dhe Primate’s Palace, më pas vizitë e shkurtër te Blue Church (St. Elizabeth’s Church), e njohur për arkitekturën Art Nouveau. Dita përfundon me kohë të lirë në Eurovea Promenade buzë Danubit. Akomodim në hotel.
Mëngjesi në hotel dhe transferim direkt drejt aeroportit të Bratislavës. Fluturimi i kthimit niset në orën 06:00 nga Bratislava dhe mbërrin në Tiranë në orën 07:35. Me mbërritjen në Tiranë përfundon programi i udhëtimit.