Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Tirana në orën 06:00 dhe nga Durrësi në 05:15, me transfertën nga Durrësi të realizueshme kur plotësohet numri minimal i pjesëmarrësve. Pas një ndalese gjatë rrugës Lezhë–Shkodër, vizitë panoramike në Leqet e Hotit. Mbërritje në Lëpushë dhe ecje drejt Ujëvarës së Lëpushës, rreth 45 minuta vajtje-ardhje; për ata që nuk dëshirojnë ecjen ka kohë të lirë pranë bujtinës. Më pas vizitë në qendrën e Vermoshit dhe kishën e fshatit. Kalimi drejt Plavës përmes pikës kufitare Bashkimi dhe vizitë në Liqenin e Plavës. Mbërritje në Guci, sistemim në hotel, darkë me gatime tradicionale dhe mbrëmje festive.
Pas mëngjesit në hotel, nisja drejt fshatit Vuthaj. Vizitë në Krojet e Ali Pashë Gucisë, Syrin e Kaltër të Skafkacit dhe Ujëvarën Gërla. Më pas rikthim përmes pikës kufitare Bashkimi dhe ndalesë në Tamarë për drekë. Nisja drejt Tiranës me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës dhe mbërritje e parashikuar rreth orës 21:00–22:00.