Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Tirana në 06:00 dhe nga Durrësi në 06:30. Udhëtimi vazhdon drejt Gjirokastrës me vizitë në Pazarin e Vjetër dhe Kalanë e Gjirokastrës. Më pas vizitë në Syrin e Kaltër; për të arritur te burimi parashikohet rreth 1.5 km ecje në këmbë. Në vijim nisja drejt Sarandës, sistemim në hotel dhe shëtitje e lirë në pedonalen e qytetit.
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Parkut Kombëtar të Butrintit për vizitën e zonës arkeologjike, përfshirë teatrin antik, kalanë dhe bazilikën. Pas vizitës vazhdimi drejt Ksamilit me kohë të lirë për drekë. Pasdite nisja për kthim drejt Durrësit dhe Tiranës, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.