Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Tirana dhe Durrësi në mbrëmjen e një dite përpara datës së paketës, sipas orarit të tragetit. Udhëtimi vazhdon përmes Kakavijës dhe autostradës Ionian Road drejt portit të Kyllinit. Kalimi me traget për në Zakynthos, mbërritja rreth mesditës, sistemim në hotel dhe pushim. Në mbrëmje shëtitje në zonën e sheshit Solomos.
Mëngjesi në hotel. Mundësi për ekskursion opsional me anije rreth ishullit, me ndalesa panoramike në Navagio, Blue Caves, Keri Caves, Porto San Nikola dhe zona të tjera bregdetare. Navagio aktualisht vizitohet vetëm në mënyrë panoramike sipas rregullave lokale. Kthim në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt zonës së Vasilikos për plazh dhe kohë të lirë. Mundësi për aktivitete ujore sipas dëshirës. Pasdite kthim në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në hotel. Mundësi për ekskursion opsional me anije drejt Marathonisit, i njohur si Ishulli i Breshkave, me mundësi për të parë Caretta caretta dhe për të bërë plazh. Kthim në hotel dhe pasdite e lirë.
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt portit, kalimi me traget për në Kyllini dhe vazhdimi i udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Ionian Road. Mbërritja në Tiranë pas ndalesave të shkurtra gjatë rrugës.