Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Takimi në aeroportin e Tiranës rreth tre orë përpara nisjes. Pas procedurave të check-in kryhet fluturimi direkt drejt Catanias. Mbërritja, transferimi për në hotel dhe sistemimi.
Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt Siracusës. Vizita përqendrohet në ishullin historik Ortigia, me Piazza Duomo, katedralen, Fonte Aretusa, Tempio di Apollo dhe zonën e Castello Maniace. Pas vizitave kthim në Catania dhe pasdite e lirë për shëtitje në qendrën historike.
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Noto-s, i njohur për arkitekturën baroke, me vizitë në katedralen San Nicolò dhe zonën historike. Më pas vazhdimi drejt Taorminës, shëtitje përgjatë Corso Umberto, Piazza Duomo dhe pikat kryesore të qendrës. Kthim dhe fjetje në Catania.
Mëngjesi në hotel dhe vizitë në Catania. Programi përfshin Piazza del Duomo, Fontana dell'Elefante, Via Etnea, Piazza dell'Università dhe zonën e Castello Ursino. Kohë e lirë për shëtitje dhe suvenire, më pas transferimi drejt aeroportit për fluturimin e kthimit.