Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Takimi në aeroportin e Tiranës rreth tre orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt drejt Nice. Pas mbërritjes transferimi në qendër dhe vizitë në Vieux Nice, Place Masséna, Promenade des Anglais dhe bulevardet kryesore. Në përfundim transferimi dhe sistemimi në hotel.
Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt Menton. Pas vizitës vazhdimi për Monaco dhe Monte Carlo, me Shkëmbin e Monacos, Pallatin e Princit nga jashtë dhe zonën e Kazinos. Pasdite ndalesë në Èze për shëtitje në fshatin historik dhe pamjet panoramike të Mesdheut. Kthim në Nice.
Mëngjesi në hotel. Mundësi për ekskursion opsional drejt Saint-Tropez me vizitë në port dhe qendër. Në kthim ndalesë në Cannes për Boulevard de la Croisette dhe Pallatin e Festivalit, më pas vizitë në Antibes. Kthim në Nice dhe mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në hotel dhe kohë e lirë për një shëtitje të shkurtër buzë detit në Côte d’Azur. Më pas transferimi drejt aeroportit dhe fluturimi Nice–Tiranë.