Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Takimi në aeroport rreth dy orë para fluturimit dhe nisja drejt Milano Malpensa. Pas mbërritjes udhëtimi vazhdon drejt Luganos, me vizitë në Parco Ciani, Piazza della Riforma dhe shëtitoren buzë liqenit. Më pas vizitë panoramike në zonën e Liqenit Maggiore dhe Locarno. Në mbrëmje nisja drejt Milanos, sistemim në hotel dhe kohë e lirë.
Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt Liqenit Como. Vizitë në qendrën historike të Como-s dhe shëtitoren buzë liqenit, më pas vazhdimi drejt Tremezzo. Programi vijon me traget drejt Bellagio, kohë e lirë për vizitë dhe drekë, më pas lundrim drejt Menaggio. Në përfundim kthim në Milano dhe mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në hotel dhe vizitë panoramike në Milano: Duomo, Galleria Vittorio Emanuele II, Teatro alla Scala nga jashtë dhe Castello Sforzesco. Kohë e lirë për shopping ose kafe. Më pas transferimi drejt aeroportit dhe fluturimi i kthimit për në Tiranë.