Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Tirana në orën 06:00 dhe nga Durrësi në 05:15 me pagesë shtesë. Pas kalimit të kufirit në Muriqan bëhet një ndalesë panoramike pranë Shën Stefanit dhe më pas vizitë në Cavtat, me kohë të lirë për shëtitje dhe drekë. Në vazhdim nisja drejt Dubrovnikut, akomodimi në hotel dhe darka.
Pas mëngjesit vizitë në qytetin e vjetër të Dubrovnikut, me pikat kryesore historike dhe shëtitoren Stradun. Pas vizitës kthimi në hotel, darka dhe akomodimi.
Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt Tivatit për Porto Montenegro. Më pas vizitë në Budva dhe kohë e lirë në qytetin e vjetër. Pasdite nisja drejt Shqipërisë përmes Muriqanit dhe mbërritja në Tiranë në mbrëmje.