Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Takimi në aeroport rreth 3 orë para fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë–Eindhoven me nisje në 06:45 dhe mbërritje në 09:30. Transferim me autobus drejt Giethoorn, kohë e lirë për vizitë dhe mundësi për shëtitje me varkë. Më pas vazhdimi drejt Amsterdamit dhe akomodimi në hotel.
Pas mëngjesit, program vizitash në Amsterdam me Museumplein dhe qendrën e qytetit. Sipas dëshirës mund të realizohen vizita dhe aktivitete opsionale si eksperienca Heineken, lundrimi në kanale dhe muze të ndryshëm. Kthimi në hotel në fund të ditës.
Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt Volendam. Më pas vazhdimi drejt Zaandam dhe Zaanse Schans, me kohë të lirë për eksplorim të mullinjve të erës, arkitekturës tradicionale dhe zonës muzeale. Kthimi në Amsterdam dhe akomodimi.
Pas mëngjesit dhe check-out, transferimi drejt aeroportit të Eindhoven. Fluturimi Eindhoven–Tiranë në 10:10, me mbërritje rreth 12:40. Fundi i programit.