Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Tirana në orën 04:00 dhe nga Durrësi në 03:20 me pagesë shtesë. Udhëtimi vazhdon përmes Malit të Zi me pamje panoramike të Shën Stefanit, Budvës dhe Tivatit. Pas kalimit në Kroaci, vizitë në Dubrovnik dhe më pas vazhdimi drejt Tisnos për akomodim dhe darkë në hotel.
Pas mëngjesit nisja drejt Parkut Kombëtar Krka, me rreth 3–4 orë kohë për vizitë në zonën e ujëvarave dhe shtigjeve natyrore. Pas vizitës kthimi drejt hotelit, darka dhe kohë e lirë.
Pas mëngjesit vizitë në Split dhe kohë e lirë në shëtitoren Riva dhe qendrën historike. Më pas nisja drejt Shqipërisë përgjatë bregdetit kroat dhe malazez, me ndalesa gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.