Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Tirana në orën 01:00 dhe nga Durrësi në 00:10. Pas kalimit në Muriqan udhëtimi vazhdon përgjatë rivierës së Malit të Zi, përmes Herceg Novit dhe Gjirit të Kotorit. Në Kroaci bëhet një vizitë e shkurtër në Split dhe më pas vazhdimi drejt Zadarit për akomodim.
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Zagrebit për një vizitë rreth dy orë në kryeqytetin kroat. Më pas vazhdimi drejt Austrisë, me ndalesë në Graz, dhe në fund mbërritja në Vjenë për akomodim.
Pas mëngjesit vizitë në pikat kryesore të Vjenës, përfshirë zonën e Operës, Parlamentit, Bashkisë, Hofburgut dhe Schönbrunnit. Pas vizitave nisja drejt Budapestit dhe akomodimi në hotel.
Mëngjesi në hotel dhe vizitë në Budapest me Kodrën Gellért, Bastionin e Peshkatarëve, Kishën e Shën Matias, Bazilikën e Shën Stefanit, Sheshin e Heronjve dhe urat kryesore të qytetit. Pasdite nisja drejt Beogradit dhe akomodimi në hotel.
Pas mëngjesit bëhet një vizitë e shkurtër në Beograd. Më pas nisja drejt Tiranës, me ndalesa gjatë rrugës, dhe mbërritja në mbrëmje.