Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Fluturim direkt Tiranë–Milano në mëngjes. Pas mbërritjes udhëtim drejt Liqenit Garda me ndalesa në Garda, Riva del Garda, Sirmione dhe, opsionalisht, lundrim drejt Limone sul Garda dhe Malcesine. Kthim në Milano dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike në Milano, përfshirë Castello Sforzesco, Duomo, Galleria Vittorio Emanuele II dhe La Scala. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Udhëtim drejt Liqenit Como me ndalesa në Como dhe Tremezzo; opsionalisht traget drejt Bellagio dhe Menaggio. Vazhdim drejt Luganos, sistemim dhe fjetje pranë qytetit.
Mëngjes në hotel dhe vizitë panoramike në Lugano. Vazhdim drejt Liqenit Maggiore me ndalesa në Locarno, Cannobio dhe Verbania. Transferim në aeroportin Milano Malpensa dhe fluturim për Tiranë në 22:20, me mbërritje në 00:15.