Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Fluturim Tiranë–Kuala Lumpur nëpërmjet Stambollit. Nisja nga Tirana në 09:35, mbërritje në Stamboll në 12:15 dhe vazhdim drejt Kuala Lumpur në 16:50. Nata në udhëtim.
Mbërritje në Kuala Lumpur në 08:10. Transferim në qytet dhe vizitë panoramike në Chinatown, Petaling Street, Merdeka Square, Sultan Abdul Samad, River of Life, Tugu Negara, Kopshtet Botanike Perdana dhe Tempullin Thean Hou. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vazhdim i vizitave në Kuala Lumpur me Batu Caves, Xhaminë Wilayah, Kullat Petronas, KLCC Park dhe KL Tower. Në mbrëmje shfaqje me shatërvanë në KLCC. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Malacca-s dhe vizitë të pikave kryesore si St. Paul, A'Famosa dhe Dutch Square. Më pas vazhdim me autobus drejt Singaporit, mbërritje, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë e Singaporit me Chinatown, Buddha Tooth Relic Temple, Sri Mariamman, zonën Merlion dhe Little India me tempujt, xhamitë dhe rrugët karakteristike. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Paradite vizitë në Gardens by the Bay; hyrjet në kopshte dhe Marina Bay Sands Observation Deck janë opsionale. Pasdite vizitë në Sentosa, me atraksionet sipas zgjedhjes. Në mbrëmje shfaqja me drita dhe ujë në Marina Bay. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë në Singapore Botanic Gardens; Orchid Garden është opsional. Pasdite shëtitje në Boat Quay, Clarke Quay, Robertson Quay, Raffles Hotel dhe Fort Canning. Transferim në aeroport dhe fluturim Singapor–Tiranë via Stamboll në 23:05.
Mbërritje në Stamboll në 05:15, nisje drejt Tiranës në 08:00 dhe mbërritje në Tiranë në 08:45.