Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisje nga Tirana me autobus në 01:00. Udhëtim përmes Malit të Zi dhe bregdetit kroat, me kalim të Gjirit të Kotorrit. Mbërritje në Zagreb, vizitë e shkurtër e qytetit, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Ljubljanës për vizitë të qendrës historike, më pas vazhdim në Salzburg për ndalesë panoramike. Në vijim nisje drejt Mynihut, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike në Mynih me Marienplatz dhe zonat kryesore. Rreth mesditës nisje drejt Shtutgartit, vizitë e qendrës dhe pikave kryesore, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizita në Karlsruhe dhe Baden-Baden, më pas vazhdim drejt Strasburgut. Shëtitje në qendrën UNESCO, Petite France, zonën e Katedrales dhe institucionet europiane. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Colmar-it dhe Mulhouse për vizita të shkurtra, më pas vazhdim në Bazel. Pas vizitës panoramike në qytetin e vjetër të Bazelit, nisje drejt Zyrihut, vizitë e qendrës dhe Bahnhofstrasse, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Liechtenstein-it për ndalesë të shkurtër, më pas vazhdim në Innsbruck për shëtitje panoramike. Në vijim nisje drejt Triestes/Kozinës, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje herët përmes Sllovenisë dhe Kroacisë, me kalim nga Rijeka dhe bregdeti dalmat. Ndalesa pushimi gjatë rrugës dhe fjetje në Neum.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Shqipërisë, me kalim nga Dubrovnik, Tivat dhe Budva dhe ndalesa pushimi gjatë rrugës. Mbërritje në Tiranë.