Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Fluturim direkt Tiranë–Maltë në 20:55, me mbërritje në 22:25. Transferim drejt hotelit, sistemim dhe fjetje.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Rabatit dhe Mdinës, me vizita në Mdina Gate, rrugicat mesjetare, Katedralen e St. Paul, muret Bastions dhe Palazzo Falson. Më pas vazhdim drejt Mosta Dome dhe Blue Grotto. Hyrjet në Katakombet St. Paul, Katedralen e St. Paul, Palazzo Falson, Mosta Dome dhe shëtitja me varkë në Blue Grotto janë opsionale. Kthim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë në Birgu/Vittoriosa me Kështjellën St. Angelo, Palazzo Inquisitor, Kishën St. Lawrence, Muzeun Detar, rrugicat mesjetare dhe portin. Vazhdim drejt Senglea dhe Cospicua, më pas Sliema dhe St. Julian’s me Paceville, Spinola Bay, Portomaso Marina dhe Balluta Bay. Hyrjet në St. Angelo, Palazzo Inquisitor dhe Muzeun Detar janë opsionale. Kthim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike në Valletta me Barrakka Gardens, Sheshin e Republikës, Fortesën St. Elmo dhe St. John’s Co-Cathedral. Hyrjet në St. Elmo dhe St. John’s Co-Cathedral janë opsionale. Transferim në aeroportin e Maltës dhe fluturim Maltë–Tiranë në 23:00, me mbërritje në 00:40.