Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisje nga Tirana me autobus në 04:00. Udhëtim përmes Malit të Zi me ndalesë të shkurtër në Budva dhe kalim të Gjirit të Kotorrit me traget. Vazhdim në Kroaci, vizitë e shkurtër në Split dhe më pas nisje drejt Zadarit. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Zagrebit dhe vizitë rreth dy orë në qendrën historike. Vazhdim në Austri me ndalesë rreth një orë në Graz, pastaj udhëtim drejt Vjenës. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike e Vjenës me Muzeun e Arteve të Bukura, Operën, Parlamentin, Bashkinë, Schönbrunn, Universitetin, Teatrin Kombëtar dhe Hofburg. Më pas nisje drejt Budapestit, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë e Budapestit me Kodrën Gellert, Fisherman’s Bastion, Kishën e Shën Matias, Bazilikën e Shën Stefanit, Vajdahunyad Castle, Sheshin e Heronjve, Citadelën dhe urat kryesore. Pasdite nisje drejt Beogradit, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe nisje drejt Tiranës. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë dhe mbërritje në Tiranë.