Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Fluturim direkt Tiranë–Bazel në 12:30, me mbërritje në 14:45. Vizitë panoramike e Bazelit me Wettsteinbrücke, qytetin e vjetër, Münster dhe Marktplatz. Sistemim dhe fjetje në zonën Bazel–Mulhouse.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Zyrihut për vizitë me Quaibrücke, Sechseläutenplatz, Operën, Rathaus, Grossmünster, Fraumünster dhe St. Peter. Vazhdim drejt Lucernës për Kapellbrücke, Altstadt, Lion Monument dhe St. Leodegar. Pasdite nisje drejt Bernës për qytetin e vjetër, Rathaus, Katedralen, Zytglogge dhe Marktplatz. Më pas vazhdim drejt Interlaken, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë e Interlaken me qendrën dhe parkun Höhematte. Nisje drejt Lozanës për zonën Ouchy, qytetin e vjetër, Katedralen dhe Place de la Riponne. Pasdite vazhdim drejt Gjenevës për Kopshtin Anglez, Flower Clock, qytetin e vjetër, Katedralen St. Pierre, Murin e Reformatorëve, zonën e Rhône dhe kompleksin e OKB-së. Sistemim dhe fjetje pranë Gjenevës.
Mëngjes në hotel. Transferim drejt aeroportit të Bazelit dhe fluturim direkt Bazel–Tiranë në 08:40, me mbërritje në 10:45.