Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Tirana në 04:00 dhe nga Durrësi në 04:55. Udhëtimi vazhdon drejt kufirit të Qafë Botës dhe më pas në Pargë, me rreth 3 orë kohë për vizitë, shëtitje dhe drekë. Më pas nisja drejt Lefkadës dhe akomodimi në hotel.
Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt Nidrit. Opsionalisht realizohet ekskursioni me anije drejt Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpios, shpellës Papanikolis, Kefalonisë dhe Itakës, me disa ndalesa për plazh. Kthimi rreth orës 18:00 dhe mbrëmje e lirë.
Pas mëngjesit nisja për plazh në Kathisma. Më pas vizitë në qendrën e ishullit; transferta Kathisma–qendër përfshihet në paketë. Në mbrëmje Boat Party është opsionale me pagesë shtesë.
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Janinës, me vizitë në shëtitoren buzë liqenit dhe në kalanë e qytetit. Kohë e lirë për drekë dhe më pas kthimi drejt Shqipërisë përmes Kakavisë. Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.