Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Fluturim direkt Tiranë–Barcelonë në 18:55, me mbërritje në 21:35. Transferim në hotel, sistemim dhe fjetje.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike e Barcelonës me Plaça d’Espanya, Montjuïc, Las Ramblas, Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Família dhe zonën e Camp Nou. Pasdite Passeig de Gracia, Plaça Catalunya, lagjja Gotike dhe Katedralja. Në fund nisje drejt Saragosës, sistemim dhe fjetje.
Mëngjes në hotel. Vizitë e Saragosës me lumin Ebro, Plaza del Pilar, Bazilikën e Pilarit dhe monumentet kryesore. Në mesditë nisje drejt Madridit; vizitë në Plaza de Toros dhe Parkun El Retiro. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike e Madridit me Gran Vía, Castellana, Plaza de España, Puerta del Sol, Plaza Mayor, Plaza de Oriente, Pallatin Mbretëror dhe kalim pranë Santiago Bernabéu. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Toledos për vizitë panoramike me Katedralen, Alcázar, San Juan de los Reyes, Puerta de Bisagra, Puente de San Martín dhe Mirador del Valle. Më pas transferim në aeroportin e Madridit dhe fluturim direkt Madrid–Tiranë në 21:40, me mbërritje në 00:50.