Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Fluturim Tiranë–Romë në mëngjes. Pas mbërritjes, vizitë panoramike në Romë gjatë ndalesës. Fluturim Rome–Marrakesh pasdite, mbërritje në 19:45, transferim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel dhe vizitë e Marrakeshit: zona e Koutoubia, Jemaa El-Fnaa, Medina, souq-et, Mellah dhe Kasbah. Pasdite nisje drejt Casablanca-s dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë në Casablanca, përfshirë zonën e Xhamisë Hassan II, Ain Diab, Sheshin Mohammed V, Place des Nations Unies dhe Habous. Vazhdim drejt Rabatit dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë në Rabat: zona e Pallatit Mbretëror, Kulla Hassan, Mauzoleu i Muhamedit V, Kasbah i Udayas, Medina dhe Rue des Consuls. Pasdite kthim drejt Marrakeshit dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Kohë e lirë në Marrakesh, me mundësi për vizitë opsionale në Kopshtin Majorelle. Transferim në aeroport dhe nisje Marrakesh–Romë në 21:00.
Mbërritje në Romë pas mesnate. Fluturimi i vazhdimit Romë–Tiranë niset në 06:20 dhe mbërrin në Tiranë në 07:45.