Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisje nga Tirana me autobus në 01:00. Udhëtim përmes Malit të Zi, me kalim nga Bar, Budva dhe Tivat dhe traget në Gjirin e Kotorrit. Vazhdim drejt Zagrebit, vizitë e shkurtër e qytetit, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Ljubljanës për vizitë të shkurtër të qendrës historike, më pas vazhdim drejt Salzburgut për ndalesë panoramike. Në fund të ditës udhëtim drejt Mynihut, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike në Mynih, përfshirë Marienplatz, zonën e Hofbräuhaus, Pallatin Nymphenburg dhe zonën olimpike. Në 12:30 nisje me autobus drejt Parisit, me ndalesa gjatë rrugës. Mbërritje, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike në Paris me Harkun e Triumfit, Place de la Concorde, Les Invalides dhe Jardin des Tuileries. Kohë për Champs-Élysées dhe, sipas dëshirës, vizitë në Louvre. Kthim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë në Jardin du Luxembourg, Notre-Dame, Kullën Eiffel dhe pika të tjera panoramike të Parisit si Panthéon, Opéra Garnier dhe Bastille. Pasdite vonë nisje me autobus drejt Bourg-en-Bresse, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Gjenevës për vizitë panoramike, më pas vazhdim drejt Milanos për Duomo, Galleria Vittorio Emanuele II, Castello Sforzesco dhe La Scala. Pas vizitës vazhdim drejt Udines, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje herët nga Udine dhe udhëtim përmes Sllovenisë e Kroacisë, duke kaluar nga Rijeka dhe bregdeti dalmat. Ndalesa pushimi gjatë rrugës, më pas mbërritje dhe fjetje në Neum.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Shqipërisë, me kalim nga Dubrovnik, Tivat dhe Budva dhe ndalesa pushimi gjatë rrugës. Mbërritje në Tiranë dhe përfundimi i udhëtimit.