Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisje nga Tirana me autobus në 04:00. Udhëtim përmes Malit të Zi me ndalesë të shkurtër në Budva dhe kalim me traget në Gjirin e Kotorrit. Vazhdim drejt Kroacisë, mbërritje në Split ose Zadar, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Zagrebit për ndalesë dhe vizitë të shkurtër, më pas vazhdim në Austri me ndalesë në Graz. Në mbrëmje mbërritje në Vjenë, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike në Vjenë me Operën, Parlamentin, Bashkinë, Hofburg-un dhe Schönbrunn-in. Pas vizitave nisje me autobus drejt Pragës, mbërritje, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë e Pragës me Vyšehrad, Muzeun Kombëtar, Qytetin e Ri, Qytetin e Vjetër, Orën Astronomike dhe Urën e Karlit. Pasdite opsionale vizitë në Karlovy Vary. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike në zonën e Hradčany-t, Kështjellën e Pragës, Katedralen Shën Vitus, Bazilikën Shën Gjergji dhe Rrugicën e Artë. Pasdite nisje drejt Bratislavës, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë e shkurtër në Bratislavë, më pas nisje drejt Budapestit për vizitë panoramike të qytetit. Në vijim udhëtim drejt Beogradit, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë e shkurtër në Beograd, pastaj nisje me autobus drejt Tiranës. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë dhe mbërritje në Tiranë.