Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Fluturim Tiranë–Rio de Janeiro nëpërmjet Frankfurtit. Nisja nga Tirana në 16:10, mbërritje në Frankfurt në 18:30 dhe vazhdim drejt Brazilit në 21:15. Nata në udhëtim.
Mbërritje në Rio de Janeiro në 06:10. Transferim drejt Niterói, vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe Fortesën Santa Cruz. Kthim me anije përmes Gjirit Guanabara, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë e qendrës së Rio de Janeiros, Lapa dhe Shkallëve Selarón. Vazhdim në Corcovado me tren turistik te statuja Cristo Redentor dhe vizitë në Sugarloaf Mountain me teleferik. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Ekskursion drejt Petrópolis, me vizitë në zonën historike, Muzeun Perandorak dhe katedralen. Kthim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje me autobus drejt São Paulo-s, udhëtim rreth 6 orë me ndalesa gjatë rrugës. Mbërritje, transferim, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike në São Paulo me Ibirapuera, Liberdade, Katedralen Sé, Teatro Municipal dhe Mercado Municipal, si dhe zona të tjera qendrore. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë në Muzeun e Futbollit, Edifício Copan dhe Akuariumin e São Paulo-s. Pasdite kthim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vazhdim i vizitave në São Paulo me Jardins, Oscar Freire, Beco do Batman, Avenida Paulista, Vila Madalena, Casa das Rosas dhe Pátio do Colégio. Transferim në aeroport dhe nisje drejt Europës në 19:25.
Mbërritje në Zyrih në 10:40, vazhdim drejt Tiranës në 11:40 dhe mbërritje në Tiranë në 13:40.