Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Tirana rreth orës 05:00, me mundësi transferte nga Durrësi sipas organizimit. Udhëtim drejt Selanikut me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas akomodimit në hotel, vizitë në qendrën e qytetit me Sheshin Aristotelous, Kishën e Shën Dhimitrit, Forumin Romak, Harkun e Galeriusit, zonën Tsimiski dhe Kullën e Bardhë.
Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt Stambollit. Sipas programit, vizitë opsionale në Istanbul Aquarium dhe kohë e lirë në qendrën tregtare. Në mbrëmje akomodim në hotel në Stamboll.
Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Stamboll me sheshin Taksim dhe zonën historike të qytetit, përfshirë Xhaminë Blu dhe Hagia Sophia. Në mbrëmje ofrohet opsionalisht program festiv me anije në Bosfor, darkë dhe shfaqje tradicionale turke. Kthim në hotel.
Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike pranë Pallatit Dolmabahçe dhe më pas lundrim në Bosfor për rreth 1 orë. Pas përfundimit nisja drejt Sofjes. Mbërritje dhe akomodim në hotel.
Mëngjesi në hotel. Vizitë në monumentet kryesore të Sofjes dhe më pas nisja me autobus drejt Shqipërisë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës dhe mbërritje në Tiranë.