Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja bëhet një ditë para datës së turit: nga Durrësi rreth 17:15, Tirana 19:00 dhe Elbasani 19:30. Udhëtimi vazhdon drejt Stambollit nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas mbërritjes, sipas kohës në dispozicion, mundësi për vizitë opsionale në qendrën tregtare 212. Më pas akomodim në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në hotel. Vizitë opsionale në lagjen historike Balat. Më pas lundrim në Bosfor drejt Detit të Zi, me pamje nga brigjet evropiane dhe aziatike dhe Rumeli Hisari. Gjatë ditës parashikohen ndalesa në dyqane tradicionale dhe kohë e lirë në Taksim; opsionalisht mund të vizitohet Akuariumi i Stambollit. Në mbrëmje ofrohet program opsional në Bosfor me darkë dhe spektakël tradicional.
Pas mëngjesit, vizitë opsionale në kodrën Çamlıca në pjesën aziatike. Vijon panoramë pranë Pallatit Dolmabahçe dhe parkut Gülhane, më pas monumentet kryesore historike: Hipodromi, Xhamia Blu, Hagia Sophia dhe zona e Pallatit Topkapı. Në fund kohë e lirë për shopping në Grand Bazaar dhe kthim në hotel.
Në orët e para të mëngjesit nisja drejt Shqipërisë. Gjatë kthimit parashikohet një ndalesë rreth 1 orë e 30 minuta në Selanik, me vizitë panoramike pranë monumentit të Aleksandrit të Madh dhe Kullës së Bardhë. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës parashikohet në orët e vona të mbrëmjes.