Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisje nga Tirana me autobus në 06:00 drejt Malit të Zi. Kalim nga Nikshiq, ndalesë në Medjugorje dhe vizitë në Mostar. Vazhdim drejt Sarajevës, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike e Sarajevës dhe qendrës historike, më pas nisje me autobus drejt Beogradit. Mbërritje, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Ditë vizitash në Beograd me Shën Savën, Parlamentin, Kalemegdanin, Knez Mihailova, Novi Beograd dhe Skadarska. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Golubac për vizitë pranë kështjellës, vazhdim përmes Portës së Hekurt dhe Orșova-s drejt Hunedoara-s. Vizitë e zonës së Kështjellës Corvin, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Sibiu dhe Brasov, vizita panoramike dhe vazhdim drejt Kështjellës Bran, zonës së Peleș dhe Snagov. Në vijim nisje drejt Bukureshtit, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike e Bukureshtit me Harkun e Triumfit, sheshet kryesore, zonën e Parlamentit dhe qytetin e vjetër. Kohë e lirë në qendër dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Veliko Tarnovo për vizitë të qendrës historike dhe zonës Tsarevets, më pas vazhdim drejt Sofjes. Vizitë e monumenteve kryesore, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Manastirit të Rilës, më pas vazhdim në Shkup për vizitë të qendrës dhe Çarshisë. Kthim drejt Tiranës nëpërmjet Prishtinës, me mbërritje gjatë mbrëmjes.