Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Fluturim Tiranë–Jeddah nëpërmjet Romës. Nisje nga Tirana në 06:05, mbërritje në Romë në 07:45, vazhdim në 13:40 dhe mbërritje në Jeddah në 20:25. Transferim, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë e Al Balad dhe Souq Al Alawi, me Nassif House dhe Al Tayebat si opsionale. Pasdite shëtitje në Jeddah Corniche, King Fahd’s Fountain, Al-Rahma Mosque dhe kohë të lirë për shopping. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizitë panoramike në zonën e Khuzam Palace dhe Tahlia Street. Hyrja në muzeun Khuzam Palace dhe Fakieh Aquarium janë opsionale. Kthim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje me autobus drejt Medina-s. Pas mbërritjes, shëtitje panoramike pranë Al-Masjid an-Nabawi, Al-Madina Museum dhe Hejaz Railway Station; hyrjet në muze janë opsionale. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vizita nga jashtë në Quba Mosque dhe Qiblatain Mosque, më pas Uhud Mountain/Battlefield dhe zona e Dar Al Madinah Museum. Pasdite Date Market, King Fahd Garden dhe kohë e lirë për shopping. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Transferim drejt aeroportit të Jeddah dhe fluturim për në Tiranë nëpërmjet Romës, me nisje në 20:55.
Mbërritje në Romë në 00:20, vazhdim drejt Tiranës në 08:25 dhe mbërritje në 09:55.