Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Durrësi në orën 05:15 dhe nga Tirana në orën 06:00. Gjatë rrugës parashikohet një ndalesë për kafe, më pas vizitë panoramike në Qafën e Thorës, në rreth 1630 m lartësi. Pas mbërritjes në Theth bëhet sistemimi në bujtinë dhe kohë për drekë. Pasdite programi vazhdon drejt Ndërlysajt dhe Syrit të Kaltër; segmenti deri në Ndërlysaj kryhet me mjete lokale me pagesë shtesë, ndërsa më pas vazhdohet në këmbë. Pas vizitës, kthim në bujtinë dhe mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në bujtinë nga ora 08:00 deri në 09:00 me produkte të zonës. Më pas shëtitje në luginë përgjatë lumit, vizitë te Kisha e Thethit dhe Kulla e Ngujimit. Programi vazhdon drejt Ujëvarës së Grunasit, një nga monumentet natyrore më karakteristike të Alpeve Shqiptare, me kohë për pushim dhe fotografi. Pas kthimit në bujtinë, nisja drejt Shkodrës rreth orës 13:00, me ndalesë për pushim dhe drekë. Mbërritja në Tiranë parashikohet rreth orës 19:00–20:00.