Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Durrësi në orën 05:10 dhe nga Tirana në orën 06:00. Gjatë rrugës parashikohet një ndalesë e shkurtër për kafe, më pas vazhdohet drejt Komanit dhe udhëtimi me traget drejt Fierzës. Pas mbërritjes, vazhdimi drejt Luginës së Valbonës dhe sistemimi në hotel. Pasdite kohë e lirë për shëtitje në luginë ose vizitë opsionale në Ujëvarën e Rrogamit me transport lokal. Në mbrëmje darkë në hotel dhe, sipas paketës, mbrëmje festive.
Pas mëngjesit vizitohen disa nga pikat kryesore të Luginës së Valbonës, përfshirë Mullirin e Vjetër dhe Liqenin e Xhemës. Më pas ndalesë në Bajram Curri dhe kohë e lirë pranë Lumit të Valbonës. Udhëtimi vazhdon drejt Prizrenit, me vizita në zonën e Lidhjes së Prizrenit, Shatërvanin dhe qendrën historike, si dhe kohë të lirë për drekë. Pasdite nisja drejt Tiranës dhe mbërritja në mbrëmje.