Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Tirana në 06:00 dhe nga Durrësi në 05:15 pa kosto shtesë. Udhëtimi vazhdon drejt Shkupit përmes Dibrës së Madhe. Ndalesa kryesore është Kanioni Matka, ku sipas dëshirës mund të bëhet lundrim me varkë drejt shpellës Vrelo. Më pas vazhdon udhëtimi drejt Shkupit, akomodimi në hotel dhe kohë e lirë. Sipas programit vizitohen Çarshia e Vjetër, sheshi Aleksandri i Madh, Ura e Gurit, zona e muzeve dhe Shtëpia e Nënë Terezës.
Pas mëngjesit në hotel, vizitë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit sipas dëshirës. Më pas nisja drejt Kosovës dhe ndalesë në Prishtinë për vizitë dhe drekë. Në vazhdim nisja drejt Shqipërisë dhe mbërritja në Tiranë në mbrëmje.