Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Fluturim direkt Tiranë–Barcelonë në 19:05, me mbërritje në 21:45. Transferim në hotel, sistemim dhe fjetje.
Mëngjes në hotel. Ditë e plotë vizitash në Barcelonë: Passeig de Gràcia, Plaça Catalunya, lagjja Gotike, Sagrada Familia, Park Güell, Montjuïc, Las Ramblas dhe zona e portit. Fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Zaragoza-s për vizitë panoramike pranë lumit Ebro, Plaza del Pilar dhe qendrës historike. Pasdite vazhdim drejt Valencias, vizitë e pikave kryesore, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Granadës me ndalesa pushimi gjatë rrugës. Vizitë e zonës së Alhambrës, Alcazaba dhe Generalife sipas programit. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Malaga-s për vizitë të qendrës historike, më pas vazhdim në Cordoba me Alcázar dhe zonën e Mezquita-s. Në vijim nisje drejt Seviljes, vizitë panoramike, sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Lisbonës. Pas mbërritjes vizitë panoramike me Belém, Jerónimos, Bairro Alto, Santa Justa, Katedralen, Castelo de São Jorge dhe urat kryesore. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje drejt Sintrës për vizitë në zonën e Pallatit Pena, më pas vazhdim drejt Portos. Vizitë e Ribeira, Bolhão, Urës Dom Luís I, Katedrales, Palácio da Bolsa dhe zonës Livraria Lello. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Nisje herët drejt Madridit. Pas mbërritjes vizitë panoramike me El Retiro, Gran Vía, Plaza de España, Puerta del Sol, Puerta de Alcalá, Plaza Mayor dhe zona qendrore. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në hotel. Vazhdim i vizitave në Madrid me Pallatin Mbretëror dhe kalim pranë Santiago Bernabéu. Transferim në aeroport dhe fluturim direkt Madrid–Tiranë në 22:55, me mbërritje në 02:05.