Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Tirana në 05:00 dhe nga Durrësi në 04:10. Pas procedurave kufitare dhe një ndalese gjatë rrugës, udhëtimi vazhdon drejt Mostarit. Vizitohen Ura e Vjetër, pazari me dyqanet tradicionale dhe monumentet kryesore të qytetit. Në përfundim nisja drejt Sarajevës, sistemim në hotel dhe darkë.
Mëngjesi në hotel. Vizitë te burimi i lumit Bosna, më pas vazhdimi drejt Baščaršisë dhe qendrës historike të Sarajevës, me xhamitë, kishat dhe zonat kryesore të qytetit. Kohë e lirë për drekë dhe shopping. Kthim në hotel dhe darkë.
Pas mëngjesit nisja drejt Ujëvarës Kravica për vizitë dhe kohë të lirë. Më pas fillon udhëtimi i kthimit drejt Tiranës, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.