Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Nisja nga Tirana rreth orës 05:00 dhe nga Durrësi rreth 04:10. Udhëtim drejt Selanikut me pushime të shkurtra gjatë rrugës. Pas mbërritjes akomodim në hotel. Pasdite shëtitje në qendrën e qytetit me Kullën e Bardhë, Sheshin Aristotelous, Rotondën dhe atraksione të tjera kryesore. Fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel. Vizita në atraksionet kryesore të Selanikut: Sheshi Aristotelous, Kisha e Shën Dhimitrit, Forumi Romak, Harku i Galeriusit, zona Tsimiski dhe Kulla e Bardhë. Kohë e lirë buzë detit dhe pasdite mundësi për shopping në Mediterranean Cosmos. Darka sipas dëshirës.
Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt Shqipërisë. Gjatë kthimit ndalesë në Kastoria, në brigjet e Liqenit Orestiada, për shëtitje dhe pushim rreth 1 orë e 30 minuta. Më pas vazhdon udhëtimi drejt Tiranës me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës dhe mbërritje në mbrëmje.