Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit rreth 3 orë para nisjes dhe fluturim direkt drejt Stambollit. Pas mbërritjes, sipas programit, mundësi për vizitë në Istanbul Aquarium. Më pas transferim drejt hotelit dhe akomodim në zonën Taksim. Kohë e lirë në sheshin Taksim dhe darkë sipas dëshirës.
Mëngjesi në hotel. Lundrim në Bosfor për rreth 1–1.5 orë, me pamje nga brigjet evropiane dhe aziatike dhe Rumeli Hisarı. Më pas vizitë në Grand Bazaar dhe në zonën Sultanahmet, me ndalesa te Topkapı, Xhamia Blu dhe Hagia Sophia. Në mbrëmje ofrohet aktivitet opsional me darkë dhe shfaqje tradicionale turke në Bosfor. Kthim në hotel.
Mëngjesi në hotel. Vizitë në lagjen historike Balat, ndalesa në dyqane tradicionale dhe më pas drejt kodrës Çamlıca në pjesën aziatike për pamje panoramike. Vizitë në Xhaminë Çamlıca dhe, sipas kohës, ndalesë për shopping në qendrën 212. Transferim në aeroport dhe fluturim drejt Tiranës.