Zgjidh datën e nisjes
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Zgjidh muajin dhe më pas datën që preferon.
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit rreth 2 orë para nisjes dhe fluturim direkt drejt Stambollit. Pas mbërritjes, sipas programit, mundësi për vizitë në Istanbul Aquarium. Më pas transferim dhe akomodim në hotel në zonën Taksim. Darkë dhe mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në hotel. Transferim drejt Grand Bazaar dhe vizitë në zonën Sultanahmet, me ndalesa te Pallati Topkapı, Xhamia Blu dhe Hagia Sophia. Kohë e lirë për eksplorim. Në mbrëmje ofrohet opsionalisht shëtitje në Bosfor me darkë dhe spektakël tradicional turk. Kthim në hotel.
Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike pranë Pallatit Dolmabahçe dhe lundrim në Bosfor për rreth 1.5–2 orë. Më pas vazhdim drejt lagjes Balat, Katedrales Patriarkale të Shën Gjergjit dhe sheshit Taksim. Kthim në hotel.
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt kodrës Çamlıca në pjesën aziatike të Stambollit për pamje panoramike dhe vizitë në Xhaminë Çamlıca. Më pas ndalesa sipas programit dhe transferim drejt aeroportit, me mundësi për shopping në qendrën 212. Fluturim direkt drejt Tiranës.